Natyrë

Pema e Thatë

Vlerësime 0

Një nga plazhet më të njohura të Ksamilit është Pema e Thatë. Plazhi ndodhet në jug të Ksamilit dhe mund të arrihet lehtësisht nëpërmjet një rruge të vogël, pjesërisht të asfaltuar që kalon përmes një pylli i cili është pjesë e Parkut kombëtar të Butrintit. Një mënyrë tjetër për të vajtur është ajo me mjete detare si varkë, motoskaf etj.

Pema e Thatë është një plazh privat i cili përbëhet nga disa gjire të vegjël, të veçuar që fshihen aty këtu. Nga plazhi duket ishulli i Korfuzit, i cili është mjaft afër në atë pikë.

Pranë plazhit do të gjeni të gjitha shërbimet që ju nevojiten, gjithashtu edhe guida me varka, që ofrojnë udhëtime për të eksploruar gjire, plazhe apo shpella të shumta përgjatë bregut.

Book your vacations

Adresa

Ksamil, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose