Gjiri i Teodorit ndodhet ndërmjet plazhit të Dhërmiut dhe pranë shpellës së Piratëve. Përreth tij natyra ka vendosur disa shkëmbinj të mëdhenj, që i japin gjirit të Teodorit një hije mistike.
Ky gji i vogël është kaq i bukur, me kaltërsinë e detit, me guralecët e bardhë që shndrijnë në shkëlqimin e diellit, një magji e krijuar nga vetë natyra. Gjiri Teodorit të fal kënaqësi shpirtërore dhe dëshirën për të eksploruar më shumë prandaj mbetet një ndër destinacionet e bukura për shumë vizitorë, turistë të huaj e vendas.