Natyrë

Gjiri i Spilesë

Vlerësime 0

Gjiri i Spilesë ndodhet në qytetin e Himarës, Ai është një nga gjiret më të mëdhenj dhe më të bukur në gjithë bregdetin shqiptar të Jonit. Ai shtrihet midis kepit të Mësunit në juglindje dhe kepit të Halisë në veri.

Gjiri ka një formë patkoi dhe futet rreth 600 m në brendësi të tokës. Ai është formuar nga një fundosje tektonike. Plazhi është i madh me gurë zalli, ujë të kaltër, të pastër kristal dhe brigjet e tij janë shkëmbore, të larta dhe të thepisura.

Gjiri është i mbrojtur mirë nga erërat, kjo bën që aty të krijohet një klimë bregdetare paksa tropikale. Është i aksesueshëm, për të gjithë vizitorët apo ambjentalistët që pëlqejnë ecjet me pamje nga deti dhe për ata që e dashurojnë notin.

Book your vacations

Adresa

Gjiri i Spilesë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose