Gjiri i Megucit ndodhet pranë bregdetit të Dhërmiut. Ky gji, si gjithë plazhet e tjera të zonës është mahnitës dhe ia vlen të vizitohet. Në afërsi të tij ndodhen plazhe dhe gjire të tjera, ku mund ti vizitoni lehtësisht brenda ditës.
Është një gji i vogël, me një vijë bregdetare të vazhdueshme në të cilën përzihen ujërat e kristalta blu të Dhërmiut dhe Drimadhes. Plazhi i gjirit të Megucit është me guralecë të imët dhe të lehtë.. Ky gji është i përshtatshëm për kategori të ndryshme njerëzish, udhëtarë të vetmuar, adhurues të relaksimit etj. Ai është një vend i pa shkelur dhe ky fakt e bën këtë gji më atraktiv për turistët, si vendas dhe ata të huaj që e vizitojnë gjatë sezonit.
Në afërsi të gjirit të Megucit ka shumë qëndra turistike ku mund të zgjidhni akomodimin tuaj dhe të shijoni plazhet e bukura përreth. Përveç notit relaksues dhe banjave të diellit, mund të merrni pjesë edhe në aktivitete të tjera eksploruse në det.
Ky gji është lehtësisht i aksesueshëm për të gjithë turistët dhe ngelet për tu eksploruar.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
4JWC+VW2, Dhërmi, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar