Midis plazhit të Drimadhës dhe plazhit të Dhëmiut, në të djathtë të Gjirit të Megucit, shtrihet i mahnitshëm Gjiri i Kalit.
Plazhi i këtij gjiri ka guralecë të vegjël si plazhet e tjerë të kësaj zone. Me një panoramë spektakolare i rrethuar me shkëmbinj e gjelbërim, në sfondin e tij dëgjohet vetëm muzika që valët e detit krijojnë në breg.
Ky plazh i jep ndjesinë e një parajse të vogël kujtdo që shkon aty për të shijuar ujin e tij të kristaltë.
Plazhi është kthyer në një destinacion shumë të kërkuar për turistët e rinj, eksploratorë apo amatorë të relaksit. Aty ofrohen shërbime minimale dhe ndonjë varkë nga vendasit, por në zonën rreth e qark gjeni çdo gjë ju nevojitet si: hotele, restorante etj.