Natyrë

Gjiri i Gramës

Vlerësime 0

Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karabururnit  i njohur ndryshe si Gjiri i Grammatas. Ai shtrihet në rrezë të shpatit perëndimor, shumë të thiktë të tij në Orikumin e afërt (në Pashaliman).

Gjiri i Gramës gjatë antikitetit ka shërbyer si një vend strehimi për anijet, që gjendeshin në vështirësi përgjatë këtij bregdeti të rrezikshëm. Aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime të gdhendura në shkëmbinj që e lidhin Gramën me kohët para Krishtit, të cilat datojnë të paktën nga (shek i 3-të p.e.s - fundi i shek të 19-të).  Në këto mbishkrime përmendet emra mjaft të rëndësishëm sikurse është edhe ai i Perandorit Bizantin John V Palaeologus.

Gjiri i Gramës ka shërbyer gjithashtu edhe si zonë për shfrytëzimin e gurit lokal, në guroret e mëdha gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.

Rruga e vetme më e shkurtër për të shkuar në gji është udhëtimi në det, ndërsa për të apasionuarit pas aventurës së ecjes, ka edhe itinerare tokësore të një niveli të caktuar vështirësie. Ekspedita të shumta kanë provuar udhëtimin në këmbë përmes pyjeve të Parkut të Llogorasë, drejt rrëpirave të Karaburunit që zbresin thikë mbi det.  

Deti hyn në mes të masivëve shkëmbore, duke krijuar një plazh fantastik për të pushuar. Çdo vizitor ka në dispozicion qindra metra hapësirë për plazh dhe banjo dielli.

Book your vacations

Adresa

Bay of Grama, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose