Natyrë

Gjiri i Gjipesë

Vlerësime 0

Gjiri i Gjipesë është një plazh i mahnitshëm që vizitohet nga të apasionuar të natyrës dhe sporteve ekstreme.Ai ndodhet në pjesën e poshtme të përroit midis Himarës dhe Dhërmiut.Ofron një peisazhi natyror të mrekullueshëm me rërë dhe ujë shumë të pastër.

Për shkak të vendndodhjes së tij të largët, mënyra më e mirë për të shkuar është me makinë. Që nga pika e fundit ku arrin makina deri ne breg ju duhet te ecni për rreth 25 minuta  nëpermjet një shtegu që kalon në pyll, kështu që ju rekomandojmë të merrni këpucë të mira me vete.

Meqenëse Plazhi i Gjipesë është kaq i vështirë për t'u arritur, ka disa bare në plazh që shesin pije freskuese dhe ushqime vetëm gjatë sezonit turistik. Megjithatë, për t'u përgatitur mirë merrni me vete ujë,  ushqime,dhe sigurisht mos harroni kremin kundër diellit. Nëse dëshironi të qëndroni gjatë natës, plazhi ka nje vend për kamping me pagesë.

Book your vacations

Adresa

Gjipe Beach, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose