Gjiri i Akuariumit ndodhet midis plazhit të Livadhit dhe plazhit të Jalit. Emrin e merr nga ngjashmëria që ka me një akuarium të madh, ku një mori e madhe gjallesash nënujore gjejnë strehim. Plazhi paraqitet i vogël dhe me guralecë të bardhë.
Në këtë gji mund të arrihet si nga plazhi i Jalës dhe nga rruga e Livadhit. Kohët e fundit është bërë shumë i njohur edhe nga turistët.
Rreth këtij gjiri të vogël ka edhe shumë plazhe të tjera, për 10-15 persona që parapëlqejnë plazhet e vogla.Këto plazhe janë të virgjëra, pa shërbime përreth, prandaj turistët duhet të pajisen me gjithçka ju nevojitet para se ti vizitojnë ato.
Për të gjithë amatorët e ecjeve në natyrë, Gjiri i Akuariumit mund të vizitohet edhe nëpërmjet ecjes përgjatë 2 kilometrave rrugë të pashtruar, duke eksploruar panoramën që ky vend i mahnitshëm ofron, si kodrinat rreth e qark të cilat prej kohësh janë mjaft të frekuentuara nga turistët.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Jala Beach, Jala, 4P76+5X8, Himarë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar