Gjiri Beach shtrihet ndërmjet Dhërmiut dhe Drimadhes. Me plazhin e qetë, me natyrën e pa prekur rreth e qark, e kanë kthyer këtë gji shumë unik në llojin e tij.
Kohëve të fundit ky gji ka nisur që të frekuentohet nga turistë të shumtë. Plazhi i tij mbetet një destinacion për vizitorët që kërkojnë qetësi, larg zhurmës së Dhërmiut. Bregu është me guralecë të bardhë, me ujin e kaltër dhe të pastër kristal. Gjiri beach me plazhin e tij, mbetet një ndër destinacionet atraktive për tu vizituar, midis bukurive të shumta që ka bregdeti i Jonit.