Natyrë

Plazhi Drimadhes

Vlerësime 0

 

Plazhi Drimadhes ndodhet në afërsi të fshatit Dhërmi. Rruga me gjatësi rreth 4-5 km lidh aksin kryesor rrugor të bregdetit me plazhin e Drimadhës. Ky plazh është një nga më të bukurit në Rivierën shqiptare.

Është një pjesë e veçuar e parajsës natyrore me një formacion shkëmbor natyror që e ndan atë në dy gjysma. Njëra anë është plot me guralecë të bardhë dhe tjetra është me rërë. Uji është i pastër kristal, me një ngjyrë fantastike.

Perëndimet e diellit janë vërtet spektakolare. Është vendi i përsosur për t'u larguar për një pushim të qetë, për t'u çlodhur dhe për të shijuar disa peisazhe natyrore. Duke bërë shëtitje të shkurtra ku mund të gjeni disa gjire të vogla bregdetare dhe aty mund të shijoni sigurisht kuptimin e shprehjes: “Ti&Deti, kjo është jeta”.

Nëse ju lodh qetësia, ka shumë aktivitete tepër argëtuese të disponueshme në plazhin e zhurmshën të Dhërmiut, me jetë të egër të natës .E sigurt që kjo eksperiencë e provuar në këtë plazh, do ju bëjë të ktheheni sërish, sërish…

 

Book your vacations

Adresa

Drymades 440 02, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose