Kala

Kalaja e Rodonit

Vlerësime 0

Kalaja e Rodonit ndodhet midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në qarkun e Durrësit,në bregun e Adriatikut. Kalaja e Rodonit është një Monument Kulture, i kategorisë së parë. Kalaja është e ndërtuar në shek. XIV. Sipas dëshmive më të hershme, kalaja ka pasur planimetri katrore me katër kulla.

Në ditët e sotme nga kalaja ruhet vetëm kulla qëndrore me lartësi 10 metra dhe një pjesë e vogël e mureve. Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik. Vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët.

Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450 dhe mendohet se përfundoi rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullakëta.Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku.

Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.

 

 

Book your vacations

Adresa

Kepi i Rodonit, Kepi i Rodonit, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose