Kala e Grazhdanit është një kala e lashtë që ndodhet në veri-lindje të Shqipërisë, në qytetin e Peshkopisë. Ajo është shpallur "Monument Kulture" në vitin 1948. Kalaja u ndërtua në shekullin e 4-të pas Krishtit, dhe u përdor si një qendër e mbrojtjes kundër sulmeve të huaja.
Muret rrethuese të kalasë së Grazhdanit janë 3.5m të gjera dhe kanë perimetër afro 2800m, përforcuar nga 42 kulla të tipeve katrore, drejtkëndore fortifikuar me kulla masive ne forme U-je.
Sot, Kalaja e Grazhdanit në Dibër është një prej atraksioneve turistike në këtë zonë si për të apasionuarit mbi trashëgiminë kulturore të cilët eksplorojnë çdo rrugë e saj apo kalime të lashta, por edhe se ofron pamje të mrekullueshme të Dibrës dhe rajonit përreth.