Kalaja e Dalmacës ndodhet në fshatin me të njëjtin emër, në Dalmaci. Vendbanimi mesjetar i Komanit është shpallur Monument Kulture që në vitin 1963 dhe së fundmi është shpallur Zone Arkeologjike në shtator të vitit 2015.
Rrënojat që njihen si Dalmacja e Vjetër janë studiuar për herë të parë nga konsulli francez në Shkodër, Degrand më 1899. Gërmimet e para u bënë nga albanologu i njohur J.Han.
Siti shtrihet në një territor që ka një sipërfaqe prej 2 ha. Ai përbëhet nga niveli i mesëm dhe i poshtëm me një lartësi prej 570 m mbi nivelin e detit. Siti shtrihet pothuajse paralel në vijë ajrore me nekropolin e vendbanimit.
•Niveli i mesëm i vendbanimit ka në përbërje të tij dhe zonën me intensive të gërmuar deri me sot. Ai përfaqëson një zonë të dendur ndërtimesh të dokumentuara dhe një seri të konsiderueshme muresh e strukturash. Si fazë e parë e nivelit të mesëm të vendbanimit është fundi i periudhes antike. Ky vendbanim zë një sipërfaqe prej 105 m² dhe me mure në lartësinë nga 60 cm deri në 1.20 m.
•Niveli i poshtëm i vendbanimit zë një sipërfaqe prej 230 m². Muret janë në lartësinë 1.42 m ndërsa trashësia e tyre shkon në 60 cm. Këto mure janë të punuar mirë me llaç dhe të fuguar në mënyrë të rregullt. Ky nivel i vendbanimit mendohet të jetë më i vonë ose i fundit që daton mes shekujve VIII-XII.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Kalaja e Dalmacës, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar