Kalaja e Çukës së Ajtoit ndodhet mbi një kodër në afërsi të fshatit Çiflik, rreth 330 m mbi nivelin e detit. Sipërfaqja e rrethuar prej mureve është rreth 7.5 ha. Kalaja është rreth 16 km larg nga jugu i Butrintit dhe rreth 5 km nga bregu i Jonit.
Të dhënat arkeologjike si teknika e ndërtimit të mureve dhe materiali i lëvizshëm tregojnë përdorimin e kalasë në vazhdimësi nga periudha e Antikitetit, shek.IV-III p. Kr. deri në shek. IV m. Kr, që përkon me fortifikimin e Antikitetit të Vonë. Kurtinat e murit përforco nga muret të cilat formojnë zigzage dhe shtatë dhëmbësharrë, të shpërndara pa ndonjë rregull të veçantë.
Kalaja kishte si funksion, mbrojtjen e Butrintit dhe banorëve të tij në rast sulmesh. Pozita strategjike ku ishte ngritur kalaja kontrollonte fushën e Vrinës dhe të Konispolit. Ajo përbën një ndërtim të periudhës antike, me kushte të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive ekonomike si: bujqësia, frutikultura dhe blegtoria.