Kala

Kalaja e Badhrës, Borsh

Vlerësime 0

Kalaja e Badhrës ndodhet në Jug-Perëndim të fshatit Borsh dhe 7 km larg nga fshati Fterrë. Ajo është ndër të parat kala të Epokës së Bronxit ndërtuar nga ilirët në shek XIII p.e.s.

Kalaja paraqitet në formën e një elipsi të çrregullt. Si nga teknika e ndërtimit të mureve, me një lartësi 2 m, me gurë të papunuar e me përmasa mesatare e të vogla pa lidhje llaçi, ashtu edhe nga materiali arkeologjik, përfaqëson një nga fazat më të hershme të ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara në periudhën nga1500-1200 vjet para erës së re. Forma e murit është gjarpëruese dhe e parregullt, në mënyrë që ti përshtatet terrenit. Në anën jugore mbrohet nga disa shkëmbinj të rrëzuar, dhe është ndërtuar në disa faza. Sipërfaqja brenda mureve është pjesërisht shkëmbore dhe nuk ka gjurmë banimi. Kalaja nuk është përdorur për një kohë të gjatë, vetëm për qëndresa kundër grabitësve. Këto të dhëna na japin idenë e një vendbanimi fisnor, ku bashkësia patriarkale është vendosur në një territor të përshtatshëm për blegtorinë. Jashtë mureve të kalasë (në anën Veriore dhe Perëndimore) ruhen rrënojat e 15 banesave të para të epokës së bronzit në Shqipëri. Ato hedhin dritë mbi organizimin fisnor patriarkal të shoqërisë ilire të asaj kohe. Kalaja e Badhrës i përket të njëjtës periudhe të kalave të tjera ilire të zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: në Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrën kemi modelin më të hershëm të lindjes së kalave. Ajo përfaqëson etapa të ndryshme në realizimin e lidhjes midis hapësirës së fortifikuar dhe asaj të banuar. Kalaja e Badhrës është dominuese e të gjithë bregdetit Lukovë, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janë zbuluar banesa në formën rrethore.

Book your vacations

Adresa

Borsh, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose