Kala

Kalaja e Petrelës 

Vlerësime 0

Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë Bizantine.

Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Kalaja e Petrelës kontrollonte degen e rrugës Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.

Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues të zonës midis Matit e Shkumbinit. Në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve. Ne krahun verior të saj ruhen ende mbetje tullash, ndofta cisterne apo mbetje të ndërtimi më të hershëm.

Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë.

Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës (kala antike e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës) e humbi rëndësinë e saj.

Kalaja është ndërtuar mbi një kodër shkëmbore që ndodhet në juglindje të qytetit të Tiranës. Kjo kodër është vashdim i malësisë së Krrabës, dhe ndahet nga fusha e Tiranës nga një sërë valëzimesh si dhe nga gryka të shumta të përshtatshme për kalim. Pikërisht këtu që në periudhat më të hershme kanë kaluar rrugë që kanë pasur rëndësi ushtarake por edhe ekonomike.

Ajo kishte një pozitë mjaft të favorshme gjeografike, pasi nga Petrela mund të shihej Kruja si dhe sistemi i fortifikimeve mbrojtëse përreth Durrësit, pjesë e të cilës ishte dhe vet Petrela. Ajo kishte një terren mjaft të përshtatshëm edhe për zhvillimin e ekonomisë bujqësore. Si pasojë e kësaj, gjatë antikitetit lindi dhe u zhvillua qyteti i Vilës. Në mesjetë, si pasojë e ndryshimeve të shumta që ndodhën, Vila reduktohet si qendër dhe shpërngulet në një vend më të sigurt, pra atje ku sot është ndërtuar kështjella e Petrelës.

Petrela ka një sistem të dyfishtë fortifikues. Ai përbëhet nga vet kështjella dhe nga një mur rrethues që ndodhet jashtë saj. Ky mur fillon në lindje të kalasë dhe vazhdon në drejtim të perëndimit. Në fillim të tij gjendet dhe rruga që të çon në kështjellë, e cila kurorëzon pjesën e sipërme të shkëmbit. Ana lindore dhe jugore e shkëmbit bie thikë, kurse ana veriore e tij ka një pjerrtësi prej 30-350. Pikërisht këtu nga ishte më e lehtë për të depërtuar në kala, është përqendruar dhe fortifikimi i saj. Në këtë anë janë ndërtuar dhe dy kulla të fuqishme që lidhen midis tyre po nga një kurtinë e fortë. Hyrja e vetme e kështjellës përbëhet nga një korridor i ngushtë dhe i shkurtër.

Pranë portës ndodhen rrënojat e një kullë vëzhgimi, ndërsa afër kullës lindore janë indetifikuar gjurmët e dy ambienteve që mund të kenë shërbyer për banim. Pjesë e sistemit fortifikues të kalasë janë dhe tre stera uji.

Në brendësi të murit të periudhës antike që përmëndëm më lartë, ndodhet dhe një nymfe i po të njëjtës periudhë. Nga ai na është ruajtur vetëm baseni ujëmbledhës. Për ndërtimin e tij janë përdorur tulla të pjekura mirë, si dhe llaç hidroizolues që ka shërbyer për suvatim si dhe për ndërtimin e plotë të sterës.

Kontakto

Adresa

Kalaja e Petrelës, Petrelë, Përtica (Petrelë)

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar