Kala

Kalaja e Borshit (Sopotit)

Vlerësime 0

Një nga objektet historike më të rëndësishme në Borsh është Kalaja e Sopotit  e cila është e vendosur në kodrën me të njëjtin emër, në lartësinë 500 m nga niveli i detit. Ajo është ndërtuar në shekullin IV (para erës sonë) nga fiset iliro-epiriote. Kjo kodër ka sipërfaqe shkëmbore dhe nga ana perëndimore formon disa tarraca, ku vërehen një sërë tepricash të godinave mesjetare. Rrënoja muresh të antikitetit duken dhe në anën jugperëndimore në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m. Në sipërfaqen e qytezës, janë gjetur copëza enësh me vernik të zi, të shekullit të IV para erë sonë.

Mesi i shekullit IV deri në mes të shekullit I para erës sonë shënojnë zhvillimin më të madh të qytetit. Në këtë kohë ai rritet gradualisht si një qytet i formuar duke zënë sipërfaqe prej 57 ha. Më pas gjatë këtyre shekujve fillon të zgjerohet jo vetëm në pjesën e sipërme të kodrës, por edhe në shpatet perëndimore dhe në zonën veriore të saj.

Në fillim qyteti del jashtë kontureve, duke u shtrirë në shpatin perëndimor dhe zbret me muret e tij rrethues deri në mesin e kodrës, duke mbyllur një rrethim të plotë. Linja e murit, në dallim nga muret e fazës së parë, karakterizohet nga kthesa të vazhdueshme me kënde të ngushta, që i japin pamjen e dhëmbëve të sharrës.

Në perandorinë e Bizantit, perandori Justiniani e vuri atë në listën e fortifikimeve në vitet 527-565. E dëmtuar rëndë gjatë dyndjeve barbare në shekullin e V-VI, kalaja rindërtohet në mesjetë nga ku merr dhe emrin e ri të Sopotit. Sopoti përmendet me 1192 në kujtimet e Ana komnenes vajzës së Perandorit te Bizantit, Gjithashtu sipas të dhënave, Kosmografi i mbretit Ruxher të Sicilisë sikulo-arabi el-Idrizi, duke përshkruar brigjet e Shqipërisë në veprën  tij "Kitab Ruxher" këtë vend e quan Sopot.

Në1258 përmendet për herë të parë me emrin Arkoneda e Sopotit që do të thotë: qëndër e njësisë administrative. Ndërsa në vitin 1458 shfaqet nën Despotatin e Epirit me emrin Arcontea Sopotu. Në vitin 1266, Sopoti gjendet në pushtetin e Karlit të I të Azhuinëve francezë e më pas në duart e kalorësve gjermanë e më vonë për shumë kohë nën Republikën e Venedikut.

Në periudhën e mesjetës, 1769 ajo u përdor si një garnizon ushtarak dhe mori pamjen e plotë të fortifikimit ushtarak. Në kohën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës, ai e përfshiu  kalanë në Pashallëkun e Janinës. Në periudhën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës kalaja rindërtohet dhe bëhet një nga më të rëndësishmet e bregdetit Shqiptar. Në atë kohë ndërtohet dhe xhamia në brendësi të saj nga Haxhi Bendo. Kjo xhami është e vetmja e ndërtuar në bregdetin himariot deri më sot.

Në vitet 1913-1914 komandant ka qenë patrioti Mehmet Selim Shahaj dorezuesi i Ultimatumit te Vlorës. Kalaja e Borshit (Sopotit) është dëmtuar shumë herë nga mësymjet deri në vitet 1940-1950.

Duhet theksuar se Kalaja e Borshit ishte një fortesë mjaft e lakmuar për pozicionin e saj strategjik. Nga maja e saj mundt të vrojtohet në pëllëmbë të dorës çdo gjë përreth, malet, fshatrat dhe deti, ndërsa nga pikëpamja turistike panorama që ofrohet në atë pozicion është spektakolare, gati magjike mund të thuhet.

Sot Kalaja e Sopotit është shpallur monument kulture, dhe është e hapur të vizitohet nga turistët vendas e të huaj çdo ditë të vitit. 

Në stinën e verës, në datat 9, 10 e 11 gusht, zhvillohet një event unik i quajtur Netët e Yjeve" (i vetmi i këtij lloji realizuar në një kala). Quhet "Netët e Yjeve" pasi pikërisht në ditët kur Toka pret orbitën e një komete të vjetër, Swift-Tuttle, fragmentet e së cilës formojnë këto shtigje spektakolare të dritës, të gjithë vizitorët, turistë, amatorë e ekspertë astronomë bashkohen për t'i admiruar këto fenomene të mrekullueshme natyrore. Kështu, ngjarja e shumëpritur, rikthehet për të vëzhguar yjet që bien në ambjentet e hapura të kalasë, shoqatat "Penta"&"ODA"  menaxhojnë eventin në bashkëpunim me Komunën Lukove dhe biznese private.

Book your vacations

Adresa

3V94+WC5, Borsh, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose