Kala

Kalaja e Tiranës

Vlerësime 0

Kalaja ndodhet në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës dhe është një nga zonat më të frekuentuara të saj. Kalaja e Tiranës është një monument i trashëgimisë kulturore, i miratuar në vitin 1973. Ajo përfaqëson një fortifikim me planimetri drejtkëndore me përmasa 160x120 m. 
Ajo ka qënë qendrën e një vendbanimi, me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Emri Tirkan në shek.IVe.s, Tergiana në shek.XIII, kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli Anzhu dhe me emrin e sotëm Tyranna në vitin 1505, sipas Barletit.
Kalaja si dëshmia më e lashtë e qytetit, ndodhet pikërisht në vendin ku kryqëzoheshin rrugët e vjetra dhe të reja që e lidhnin Tiranën me qytetet e tjera te Shqiperise. Kalaja dhe ditët e sotme mbetet bërthama historike e Tiranës. 
Nga dy anët e tjera kalaja ngrihej mbi brigjet e lumit të Lanës. Është menduar që në vitin 1640, Ahmet Beu, kreu punime rindërtuese në muret rrethues të kalasë, duke i ngritur ato mbi themelet e vjetra. Kalaja pëson dëmtime sërish në periudhën e luftërave ndërfeudale të shek.XVIII, kur aty u përplasën trupat e Ahmet Kurt pashës së Beratit me Bushatllinjtë. Populli i Tiranës i mbyllur brenda saj u mbrojt me heroizëm dhe kalaja nuk u pushtua nga asnjëri prej tyre. Në vitin 1798 ra në duart e familjes Toptani nga Kruja. Gjatë kësaj periudhe kalaja u shndërrua në objekt të luftës shumëvjeçare të zhvilluar midis Toptanasve dhe sunduesve Bushatllinj të Shkodrës. 
Në vitin 1817 ajo përjetoi një rrethim pesë mujor, i cili pati pasoja të rënda jo vetëm për kalanë por edhe për një pjesë të madhe të qytetit. Pas bombardimit u rindërtua pjesërisht nga Toptanasit por nuk pati jetë të gjatë sepse në vitin 1832 ajo u shemb me urdhër të Vezirit të Madh, Mehmet Reshit Pasha, i cili urdhëroi prishjen e të gjitha kalave. Sot ruhet një pjesë e murit verior dhe trakte në anën jugore të saj, e cila ndërthuret këndshëm me infrastrukturën përreth. Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranës bëhet rezidencë e Toptanasve të ardhur nga Kruja, të cilët ndërtuan dy shtëpi njërën për banim dhe tjetrën për pritje që janë dhe sot.  
Brenda mureve të kalasë së Tiranës është krijuar një zonë e re pedonale, e shndërruar në një hapësirë rekreative për kryeqytetin. Kjo hapësirë shërben si një mjedis ku promovohen artizanët dhe traditat lokale, kulinaria dhe arti i Tiranës.

Book your vacations

Adresa

Oping’s, Kalaja e Tiranës, Fortress of Justinian

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose