“Shën Mëri Mesodhi” i vitit 1783, Elementet e saj janë të dëmtuara nga marrëzitë e shumta që bëri komunizmi. Afreske, shenjtorë e punime të tjera me vlerë nga autorë të panjohur janë të masakruara dhe të krijojnë një ndjesi të dhimbshme e nuk të shlyhen nga kujtesa kollaj.
Një kishë e thjeshtë njënefëshe, me planimetri në formë drejtkëndëshi të zgjatur, me përmasa të brendshme 11.20x3.80. Mbulohet me çati dyujëse pa tavan. Hyrjen e ka në anën perëndimore dhe është e vetmja hapësirë prej nga mund të ndriçohet kisha, sepse mungojnë krejtësisht dritaret.
Mbi frontin e murit perëndimor ngrihej një kambanarë e vogël, nga e cila kanë mbetur vetëm këmbët. Kisha është pikturuar në vitin 1783.
Adresa
4MQW+VPJ, SH8, Vuno, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar