Kala

Kalaja e Elbasanit

Vlerësime 0

Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimeve si dhe një pjesë e materialeve nga periudha romake e bizantine që janë përdorur gjatë rindërtimit nga Mehmeti i II, mund të shihen qartë në themelet e kullës jug perëndimore. Kjo kala ka pasur 26 kulla në largësi të barabartë nga njëra tjetra, gjatë gjithë murit me lartësi 9 m. Në këtë fortesë përfshihet një pjesë e "Via Egnatia" që kalon përmes saj.

Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund të preken në Shqipërinë e Mesme. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës së ngulitur shqiptare, është kalaja në qendër të qytetit.

 Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por edhe të mbarë Shqipërisë. Kalaja 2000 vjeçare është një ndërtim romak, ngritur në fillim të shekullit IV të erës sonë si një kështjellë ushtarake për strehimin e një legjioni dhe për të siguruar kontrollin e rrugës Egnatia, që në atë kohë ishte një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake. Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V të erës sonë sollën shkatërrimin e kështjellave, dhe u desh dora perandorit bizantin me origjinë Dardane Justinian, që e rindërtoi kështjellën mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë.

Kështjella ka qenë rrethuar me një hendek, që mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës.

 Brenda kësaj kalaje gjenden aq shumë monumente kulture, sa edhe potencialet intelektuale të kulturës kombëtare, se pikërisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes, gjeneron edhe kultura e arkitekturës. Kisha katolike unite, kisha ortodokse “Shën Maria”, shkolla e vjetër e Kalasë, xhamia Mbret apo hamami i vjetër i grave, ashtu si edhe kulla e sahatit apo çdo shtëpi e rrugicë e kësaj Kalaje ka vulën e historisë.

 Por ky monument i gjallë është shkatërruar mbas kthimit të sistemit, kohë kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje dhe deformimit që ju bënë arkitekturës së vjetër me ndërtimet moderne, që ja humbën bukurinë e lashtë. Instituti i Monumenteve nuk mori masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të ndërhyrë në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor, ku pjesa dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm, të cilat të sillnin në kujtesë historinë e tyre të vjetër. Por tashmë, në kuadër të një projekti strategjik për rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit, si një nga objektet më të rëndësishme kulturore të qytetit në vitin 2006, me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë Ardian Turku, u bë e mundur të realizohet një projekt me bashkëfinancim nga Bashkia Elbasan, Universiteti i Pizës dhe Ministria e Kërkimit Shkencor të Italisë. Projekti është emëruar "Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit".

 Aktualisht Bashkia e Elbasanit, që në fillimet e hedhjes së projekteve, e ka ndërprerë dhënien e lejëve të ndërtimit brenda në kala. Kjo iniciativë i lë hapësirë projektit të studimit, që ka si qëllim kthimin e Kalasë me karakteristikat e saj muzeale, që ka pasur gjithmonë.

Kontakto

Adresa

Porta e Kalasë, Rruga Xhaferr Kongoli, Scampa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar