Parqet Kombëtare

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Librazhd

Vlerësime 0

 

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë fillon në verilindje të Librazhdit dhe shtrihet mbi një sipërfaqe rreth 34.000 ha. Përgjithësisht është i mbuluar nga pyjet por në të gjenden edhe burime e dy lumenj të mëdhenj me një gjatësi prej 22 km përtej zonës së parkut. Në veri lumi i Qarrishtës bashkohet me lumin Rrapun dhe në jug lumi i Bushtricës që bashkohet me lumin Shkumbin dhe gjithashtu brenda parkut gjenden 14 liqene akullnajorë mbi një lartësi mbi 1900 m mbi nivelin e detit. 

Për të krijuar idenë e madhësisë së sipërfaqes mjafton të përmendin faktin që në territorin e saj përfshihen gjashtë komuna: Komuna Steblevë, Lunik, Qendër, Hotolisht, Qukës dhe Rrajcë e 12 fshatra si: Borovë, Sterblevë, Llangë, Zgosht, Letem, Kosharisht, Qarrisht, Gizavesht, Dorëz, Pleshta, Rrajcë Skënderbej dhe Rrajcë Bardhaj. Duke parë këtë përhapje kuptohet që prezenca e parkut ndikon mbi jetën ekonomike dhe sociale të banorëve që e popullojnë atë (popullsi prej 15.000 banorësh). Përsa i përket klimës ajo është tipike mesdhetare me temperatura mesatare nga 7-10 gradë celsius dhe reshje vjetore arrin deri në 1.800 mm.

Parku mban një mori llojesh të ndryshme të rralla dhe edemike të bimëve, kafshëve dhe këpurdhave. Flora e saj përmban ahun, bredhin, pishën, lisin, shelgun dhe bredhin e argjendë evropian në shpatet veriore. Përsa i përket faunës aty gjen specie të rralla si rreqebulli ballkanik e kafshë të tjera si ariu kaf, ujku gri, dhia e egër, derri i egër, kaprollin, gjeli i egër, shqiponja, lundërza, macja e egër dhe trofta e malit që gjendet në lumenjtë e tij etj. Gjithashtu në park ka shumëllojshmëri bimë mjeksore si xhirokulli, sanzi, krenza, lulebalsami, bliri, waji i malit etj. 

Turizmi në këtë zonë ka filluar vetëm vitet e fundit, shpesh ata përqendrohen në zonat me tradita të hershme si fshati Llangë me shtëpi karakteristike ndërtuar me mure guri trekatëshe shumëvjeçare, Kisha e Koshorishtit e ndërtuar me një shpellë në shek e II p.e.s, shkallën e Skënderbeut, gurrën e ariut, rrapin e taksimit e plot të tjera të këtij lloji. Ka shumë festa që zhvillohen në këtë zonë si festa "Dorëz", festa e Shëngjergjit në Steblevë, festa e Rrajcës, festa e Lunikut, festa e Qarrishtës e shumë festa të tjera që organizohen pothuaj në çdo fshat e me diversitet si me kostume popullore ashtu edhe doket e tyre, këngët vallet etj. Përsa i përket të apasionuerve të sportit mund të zhvillohet alpinizmi në majat e Shebenikut apo Kallkanit, serfin në lumenjtë e rrëmbyer, hiking në gjithë sipërfaqen e parkut e shumë të tjera. Karakteristikë e zonës janë edhe punimet artizanale, qëndistari, punime në dru etj. Parku është spektakolar, ai ofron një shumëllojshmëri panoramash e shpesh duket sikur ke hyrë në një përrallë. Eshtë një ndër destinacionet më të veçanta në territorin e Shqipërisë.

 

Book your vacations

Adresa

Jablanica Mountain, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose