Parqet Kombëtare

Liqeni i Ulzës, Mat

Vlerësime 0

Liqeni i Ulzës shfaqet në pjesën veriore të pellgut të gjerë të Lumit të Matit dhe ka një sipërfaqe prej 13.5 kilometra katrorë. Ai gjendet pranë fshatrave Shtrezë dhe Bushkash dhe qytezës së Ulzës nga ku merr dhe emrin.  

Liqeni është tërësisht brenda territorit të Qarkun e Dibrës në veri të Rrethit Mat, në skajin lindor të Maleve të Skenderbeut që ngrihen midis rajonit dhe bregdetit e me një distancë rreth katër milje nga qyteti i Burrelit, në juglindje të liqenit, e pikërisht aty ku Lumi i Matit hyn në liqen.

Liqeni i Ulzës është artificial i formuar nga derdhjet e Lumit Mat në shërbim të Hidrocentralit të parë të madh në Shqipëri të inaguruar në vitin 1957. Diga ngrihet në Lumin e Matit (i gjashti në Shqipëri për nga gjatësia), aty ku fillojnë Malet e Matit e në129 metra lartësi mbi nivelin e detit.

Në veri peizazhi shkrihet në kodrat e Mirditës, ndërsa në lindje fillojnë ultësirat e maleve qendrore. Në rrethinën kodrinore, liqeni shtrihet thellë në fshat në disa krahë të gjatë.  Grykëderdhja dhe diga janë rreth 6.5 kilometra larg njëra-tjetrës në vijë ajrore. Në pjesën e mesme ka një kalim të ngushtë me një urë këmbësore, ku liqeni është më pak se 200 metra i gjerë dhe ka edhe një ishull të vogël. Direku i një linje të tensionit të lartë qëndron në ishull.

Në fund të viteve 1980, Hekurudha Shqiptare e ndërtoi një linjë hekurudhore nga Rrësheni në Klos. Rruga përshkonte liqenin në zonën e tij qendrore e shtyllat individuale të urës rreth 400 metra të gjatë dhe të pa përfunduaar mund të shihen edhe sot. Një tjetër urë rrugore rreth 200 metra e gjatë u ndërtua disa vite më parë në bregun lindor mbi një nga krahët e liqenit, duke siguruar një lidhje të drejtpërdrejtë rrugore nga Rrësheni në Burrel. Fshati Urakë në bregun verilindor është i vetmi vendbanim direkt në breg, së bashku me Ulzën në murin e digës.

Liqeni karakterizohet nga një bukuri e rallë, shpesh duket sikur mali, lumi, gjelbërimi, rrugët gjarpërushe, uji i kulluar të shoqërojnë aty në çdo hap. Pranë qëndrës së e qytezës së Ulzës ndodhet një Kishë e vogël e përgjatë rrugës që duhet ndjekur për të shkuar në qëndrën e parkut rajonal të ulzës, vërehen edhe gërmadha të stilit otoman.

Pjesa perëndimore e liqenit dhe krahina kodrinore në perëndim duke përfshirë edhe të gjithë Liqenin e Shkopetit formojnë Parkun Natyror Rajonal të Liqenit të Ulzës me një sipërfaqe prej reth 42.06 kilometra katrorë. Parku Natyror Rajonal Liqeni Ulzës në pjesën kryesore të tij është i mbuluar me sipërfaqe pyjore, por ai përfshin dhe dy liqene, të cilat janë zona të rëndësishme për konservimin e biodiversitetit, por gjithashtu edhe potencialin e madh për zhvillimin e ekoturizmit.

Në këtë zonë të vendit, jo shumë larg kryeqytetit, vetëm 68 km turizmi i huaj dhe vendas merr rëndësi të veçantë në zhvillimin ekonomik. Sipas veçorive që zona paraqet mund të zhvillohen shumë aktivitete që nga: alpinizmi, ecja në natyrë, noti, peshkimi, udhëtimet me varkë e të tjera. 

Karakteristikë e zonës janë punimet artizanale, kulinaria tradicionale si dhe tregtimi i bimëve medicinale. 

Book your vacations

Adresa

Ulza Lake, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose