Parqet Kombëtare

Syri i Kaltër, Delvinë

Vlerësime 0

Syri i Kaltër është ndër destinacionet më të vizituara nga turistët.

Mbi të janë trashëguar shumë legjenda nga e kaluara, si ajo e gjarprit, e princeshës së bukur dhe dragoit, ajo e djalit të ri që e quajti syri i kaltër nga ngjyra e syve të vashës së vet etj.

Syri i kaltër është një burim me origjinë karakteristike nga Mali i Gjerë, që arrin deri  në 45 m thellësi e gjendet në brendësi të një lugine të mbuluar me gjelbërim. Ngjyrën e kaltër burimi e merr nga kontrasti që krijohet midis thellësisë së tij, rrezeve të diellit dhe hijes së pemëve. Është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë Malit të Gjerë.

Rrjedhat e burimit janë shumë mistike dhe intriguese. Në lashtësi sipas besimit pagan, vajzat dhe nuset e reja po të laheshin në ujërat e syrit të kaltër do hyjnizoheshin dhe bashkëshortët e tyre do ti donin deri në fund të jetës, pasi Syri i kaltër simbolizonte pastërtinë morale, bukurinë femërore dhe hijeshinë e nuses-nimfë, të dalë nga ujërat e kristalta. 

Forma e tij është ovale e ngjashme me formën dhe ngjyrat e një syri që shpërthen nga toka, i errët në mes dhe i kaltër anash. Njihet edhe si 'Burim i Bistricës' pasi është burimi fillestar i ujit të këtij lumi, i cili përfundon në detin Jon në jug të Sarandës. Burimi qëndron në një lartësi prej 152 m dhe ka një shkallë shkarkimi prej 18 400 l/s. Gjendet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla, i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Peshku që rritet dhe kultivohet këtu është pestrova, një peshk i shijshëm i cili mund të shijohet vetëm në këtë zonë.

Syri i kaltër është park natyror. 

Pavarsisht ujit të ftohtë, që arrin më pak se 10°C , vizitorët nuk ngurrojnë të hidhen duke eksperimentuar një ndër eksperiencat më të bukura të jetës së tyre.

Adresa

The Blue Eye, Krongj, Mesopotam

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose