Parqet Kombëtare

Parku Kombëtar i Llogarasë, Vlorë

Vlerësime 0

Parku Kombëtar i LLogarasë është një ndër pikat natyrore më të rëndësishme të jugut të Shqipërisë, ai gjendet 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe detit Jon. Parku ka një sipërfaqe prej 10,1 km katrorë dhe paraqet një florë mahnitëse të Pyjeve Gjetherënëse Ilire në vizionin e tij, duke qënë se ndodhet brenda ekorajonit tokësor të Pyjeve Palearktike Mesdhetare, Pyjeve dhe Biomës së Shkurrrve. Kjo florë karakterizohet me endemizëm të lartë, për shkak të kombinimit të gjerësisë gjeografike jugore dhe variacionit të lartësisë së madhe. Pyjet përbëhen nga lloje të ndryshme gjetherënëse dhe halore, ndër të tjera nga pisha boshnjake, pisha e zezë, bredhi bullgar, bredhi i argjendtë, frashrit, dushku kermes dhe lloje të tjera. Për sa i përket Faunës disa nga speciet me vlerën më të lartë të ruajtjes janë: shkaba grifon, shqiponja e artë, thëllëza shkëmbore, dreri i zgarës, kaprolli, macja e egër evropiane, dhia e egër, ketri i kuq, lundërza, ujku dhe dhelpra e kuqe.

Ky Park është një nga hapësirat natyrore më të vizituara të Shqipërisë gjatë gjithë vitit kalendarik, por më së tepërmi gjatë stinës së verës. Ai ka një rëndësi shumë të madhe turistike, duke shërbyer edhe si vend kalimi mjaft i freskët gjatë rrugës drejt plazheve të njëpasnjëshme të bregdetit Jonian. Parku ka një lartësi që shkon nga 470m deri në 2044m (Maja e Çikës) mbi nivelin e detit. Vlerat e tij në lidhje me ekosistemin funksionojnë si një stabilizues natyror klimatik i paçmuar. 

Pranë Qafës së Llogarasë shpesh takohen drurë me forma kurorash të spikatura mjaft interesante, në të cilat perceptohet ndikimi i korenteve të vazhdueshme që vijnë si rezultat i hapësirës që vetë ajo krijon. Një shembull mahnitës i këtyre formave është Pisha Flamur (pinus nigra), një pishë mbi 100-vjeçare që gjendet në një lartësi 910m mbi nivelin e detit, të cilën erërat e forta e kanë përkulur duke i dhënë formën e një flamuri që valëvitet. Pisha Flamur është shpallur Monument Natyror vite më parë pasi mbart në vetvete vlera shkencore natyrore dhe turistike. Ajo qëndron pothuaj në mes të Qafës së LLogarasë maja e së cilës është quajtur nga vendasit me të njëjtin emer dhe arrin lartësinë 1027m mbi nivelin e detit. Horizonti përtej qafës shfaqet madhështor me një panoramë eskluzive të detit Jon e maleve përreth, keshtu vizitorët përjetojnë momente sensacionalë duke kaluar nga freskia e pyjeve, në ngrohtësinë që vjen nga reflektimi i rrezeve të diellit mbi det. 

Klima e ndërthurur malore dhe detare që ky vend ofron është shumë kurative  e rekomandohet nga mjekësia popullore për njersonat me probleme në mushkëri.

Parku shfaq një potencial shumë të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sporteve, hiking në veçanti, sporteve ajrore apo ekskursione të ndryshme për më të apasionuarit. Për vizitorët në përgjithësi, ky park ofron mundësi akomodimi në hotele të portofolit të ndryshëm e gjithashtu restorante tradicionale përgjatë rrugës, të cilat prezantojnë një kulinari të mrekullueshme lokale bazuar kryesisht në nënproduktet e mishit të zonës pa harruar në asnjë mënyrë mjaltin që aty prodhohet.

Për çdo vizitor të huaj e vendas ky park është i vendosur në një ndër destinacionet kryesore të udhëtimeve të planifikuara në territorin shqiptar.

Book your vacations

Adresa

Shatë (Dukat), Orikum, Vlora

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose