Parqet Kombëtare

Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, Dibër

Vlerësime 0

Parkun Kombëtar në Lurë-Mali Dejë shtrihet në Shqipërinë verilindore në një sipërfaqe të zgjeruar prej 202.42 kilometra që nga viti 2018 duke përfshirë në të Kunorën e Lunës, ish Parkun Kombëtar Zallë-Gjocaj dhe Malin e Dejës. Parku është shpallur Park Ndërkombëtar në vitin 1966 për të mbrojtur ekosistemet dhe biodiversitetin e ndryshëm. Kunorën e Lunës e quajnë ndryshe edhe Edeni Shqiptar. Me një largësi prej 137 kilometrash nga Tirana, ky park është një mrekulli natyrore një ndër destinacionet më të shkëlqyera të turizmit shqiptar.

Territori i parkut të Lurës është shumë i thyer dhe i ndërthurur me një rrjet përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Lartësia e tij varion nga 1500 deri në 2300 m (4.921ft- 7.546ft). 

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) e rendit parkun si Kategoria II, por ajo përshkruhet si një zonë me rëndësi të veçantë të Shpendëve e Bimëve. Parku Kombëtar i Malit Lurë-Dejë është shumë i dendur në bimësi, ai përbëhet kryesisht nga pemët halore gjetherënëse, veçanërisht rreth brigjeve të liqeneve. Pema më e zakonshme është ahu Evropian bashkë me bredhin e argjendtë, pishën e zezë, pishë e kuqe dhe pishën boshnjake. Si specie në zhdukje veçanërisht në mbrojtje është pisha ballkanike që gjendet vetëm në këtë gadishull. Pjesa jugore e parkut ka një livadh të jashtëzakonshëm me lule shumëngjyrëshe dhe pemë halore dhe quhet Fusha e Marës. 

Sipas fitogjeografisë parku bie brenda ekorajonit tokësor të pyjeve të përziera, të maleve të Pindit, të pyjeve Mesdhetare Palearktike, pyjeve dhe biomës së shkurreve.

Përsa i përket Faunës kafshët më të rëndësishme që banojnë në park përfshijnë ariun e murrmë evropian, rreqebullin euroaziatik, ujkun euroazatik, kunallen e pishës evropiane, kaprollin dhe gjitarë si ketrin e kuq e specie të tjera.

Në këtë zonë gjejmë dymbëdhjetë Liqene akullnajore që janë formuar gjatë Epokës së Akullnajave. Liqenet i marin emrat në bazë të karakteristikave të tyre si psh: liqeni i Madh, liqeni i Pishave, liqeni i Zi, liqeni i Luleve etj. Në dimër keto liqene janë të mbuluara nga akulli. Mbi liqene rritet një bimësi higrofile, siç është zambaku i ujit me lulet të bardha të cilat në verë pushtojnë gjithë sipërfaqen e tyre duke u dhënë një bukuri të rrallë. Vlera botanike dhe ekologjike e parkut lidhet si me pasurinë, shumëllojshmërinë dhe vjetërsinë e drurëve, shumë prej të cilave kanë moshë shekullore, ashtu dhe me liqenet akullnajore, që janë nga më të bukurat e Shqipërisë me relievin e thyer e të larmishëm. 

Për Lurën dhe bukuritë e saj kanë shkruar shumë poetë e udhëtarë, Gjergj Fishta shkruan: "Ai që nuk ka parë Lurën nuk e ka parë Shqipërinë"; Edit Durham citon: "Kur dola në Qafë-Lurë pashë një fushë shumë të bukur, që nuk e kisha parë në asnjë vend të ballkanit".

Parku Nacional "Mali Lurë-Dejë" është i frekuentuar çdo ditë të vitit nga shumë vizitorë të huaj e vendas, aty turistët gjejnë bujtina të ndryshme, hotele familjarë, restorante dhe çdo gjë që nevojitet.

Ky park është një perlë vërtetë e natyrës shqiptare që vlen të vizitohet në çdo stinë të vitit. 

Book your vacations

Adresa

Arrth, Lurë, Bashkia Dibër

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose