Parqet Kombëtare

Rezerva Natyrore "Lumi i Gashit" Tropojë

Vlerësime 0

Një nga vendet më pak të eksploruara në Shqipëri është pa asnjë dyshim, lumi i Gashit. I shpallur në vitin 1996 rezervë natyrore, ndodhet në rrethin e Tropojës, larg qendrave të banuara.

Një pjesë e madhe e sipërfaqes së lumit, që është 3000 ha, mbulohet me bimësi apo pyje të virgjëra ahu, të cilët kanë lulëzuar të qetë e të patrazuar nga dora e njeriut. Lumi i Gashit që ndodhet në parkun kombëtar të Valbonës, është pjesë e trashëgimisë botërore të natyrës (UNESCO), pikërisht për pyjet e vjetra të ahut, të cilat fshehin në brendësi edhe faunën e rrallë.

Territori është i mbrojtur dhe për ta vizituar duhet ndjekur rruga automobilistike nga Bajram Curri në fshatrat Dragobi, Qerem, Markovcë, Rorkuz dhe Doberdol, ndërkohë që këtu ndiqet rruga këmbësore për në lumin e Gashit e cila zgjat 45 minuta. Pavarësisht se ndodhet në veri të vendit, Lumi i Gashit, jeton ndikimet e klimës mesdhetare të gjithë Shqipërisë, duke u bërë një tjetër xhevahir, në vendin tonë të bekuar nga bukuritë natyrore të larmishme dhe të veçanta.

Adresa

Paqë (Shoshan), Paqë, Margegaj

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose