Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, shtrihet në hapësirën me gjerësi 1 milje detare, përgjatë Gadishullit të Karaburunit (nga Kepi i Shën Vasilit deri te faqja e Langadhës) dhe rreth Ishullit të Sazanit. Ekosistemi ujor/detar “Karaburun-Sazan”, i shpallur “Park Kombëtar Detar” më 26.01.2022, zgjerohet nga 12.428 ha në 12.437.7 ha.
Gadishulli i Karaburunit është një rezervë natyrore, ndërsa ishulli i Sazanit është një zonë ushtarake. Në korrik 2015, ishulli i Sazanit u hap për publikun nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Parku është një mrekulli e natyrës shqiptare, ku jetojnë rreth 36 lloje të faunës dhe të florës detare me rëndësi kombëtare, rajonale e globale. Gjithashtu mbetet një vend i rëndësishëm i specieve si: breshka e detit, foka e mesdheut, delfinë, si edhe peshkaqenë.Foka e Mesdheut, është një specie emblematike e parkut e cila është rishfaqur së fundmi, gjë që tregon se ky park është rikthyer në habitatin e tij. Peizazhet nënujore janë gjithashtu të një cilësie të jashtëzakonshme, me shkëmbinjtë, shpellat nënujore,
Livadhet e Posidonia oceanica ofrojnë një biodiversitet relativisht të lartë të makrofaunës së fundit të detit duke përfshirë: sfungjerët, knidarët, briozoarët, molusqet, anelidët, krustacet, ekinodermët dhe ascidiet.Zona është gjithashtu e rëndësishme për peshkimin. Fauna e peshqve përbëhet nga disa lloje që jetojnë në fund të detit dhe në grupe si: peshq të vegjël dhe të mëdhenj, krustace e molusqe.
Biodiversiteti, peizazhi dhe kultura e kësaj zone janë unikale për mesdheun. Bukuritë që natyra i ka falur këtij parku e kanë kthyer atë në një nga destinacionet më të bukura turistike në vend, ku çdo vit vizitohet nga mijëra turistë.
Adresa
Qendër Vlorë, Vlora, Vlorë CountyJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar