Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës” ndodhet në zonën e Frashërit, rreth 35 km nga qyteti i Përmetit, në verilindje të tij. Parku cilësohet pa asnjë dyshim, si mushkëria e gjelbërt e Mesdheut me një shtrirje prej 1200 ha. Pamja e mrekullueshme shtrihet nga lugina e Lumnicës deri në majën e malit të Kokojkës.
Flora dhe fauna karakterizohet nga një biodiversitet i mrekullueshëm, i përbërë kryesisht nga bredhi maqedonas, lisi, por edhe dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, mjedra etj. Bota shtazore është e pasur, me një shumëllojshmëri gjitarësh si: ariu imurrmë, ujku, dhelpra, derri dhe lepuri i egër. Gjithashtu, krenaria e këtij parku si përfaqësuesi tipik, mbetet kaprolli. Vërehen gjithashtu disa lloje zogjsh si: shqiponja, qyqja, thëllëza, shapka, breshka dhe bufi.
Në këtë park lejohet me ligj gjuetia e kafshëve dhe shpendëve të egra, kryesisht fillon nga 15 gushti për turtulin, dhe në shtator për lepurin, derrin e egër, thëllëzën etj. Sezoni i gjuetisë mbaron në fillim të pranverës. Parku është një nga perlat e Shqipërisë dhe ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Frashër, Bashkia Përmet, Gjirokastër CountyJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar