Parqet Kombëtare

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

Vlerësime 0

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është kompleksi ligatinor më i madh jo-bregdetar në Shqipëri, i përbërë nga katër lagunat (Karavasta, Godullat, Godullat e Pishës, Spiaxho) me një sipërfaqe prej afro 5.000 hektarësh, duke përfshirë dunat e rërës dhe deltën e lumit që ndodhet në pjesën qendrore të Rajonit Perëndimor, ndërmjet lumit Shkumbin në veri dhe lumit Seman (Kanali i Myzeqesë) në jug, 40 km në perëndim të qytetit të Lushnjës nga ana e bregdetit Adriatik.

Laguna e Karavastasë është sipërfaqja më e madhe (4.100 ha) e këtij kompleksi ligatinor; ajo është 15.4 km e gjatë dhe 4.1 km e gjerë. Thellësia maksimale është 1,3 m dhe ka një thellësi mesatare prej 0.7 m. Në pjesën lindore kompleksi është i rrethuar nga Kodrat e Divjakës, 18 km të gjata dhe 5 km të gjera. Pika më e lartë është Guri i Gomares me 192 m mbi nivelin e detit, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e pellgut ujëmbledhës është rreth 6.500 ha.

Laguna është e ndarë nga deti prej pyllit me pisha të Divjakës dhe në pjesën lindore tokat bujqësore kufizohen me lagunën. Laguna është e ndarë nga deti me pyllin e pishës së Divjakës dhe lagunën e Godullës.

Karavastaja është një nga tri zonat Ramsar në Shqipëri: ajo shërben si strehë për një numër të madh të shpendëve dimëruese, ajo është gjithashtu një vend i rëndësishëm për shumë specie me interes të madh të ruajtjes, si Pelikani dalmat (Pelecanus crispus). Përveç rëndësisë së saj, si një trashëgimi natyrore. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një park me 51 mijë individë shpendësh, ku gjithashtu nuk mungojnë monumentet natyrore apo zonat ku këta individë shoqërohen me njëri tjetrin. Ky ‘qytet’ ka rreth ku 228 lloje të ndryshme zogjsh popullojnë gjithë zonën, duke krijuar një biodiversitet të rrallë në Shqipëri.

Ishulli i Pelikanit (Monument Natyror) ndodhet në veri-perëndim të Lagunës së Karavastasë. Ky është një vend me shumë rëndësi për mbarështimin e Pelikanëve Dalmatë.
Pisha e Egër në Oazin e Karavastasë është gjithashtu e renditur si një Monument Natyror në Shqipëri. Ajo përfaqëson një pemë pishe 410-vjeçare që ndodhet në jug-perëndim të pjesës veriore të pyllit.

Ekspertët dhe palët e interesuara vërejnë se ky park, që ndodhet në zemër të rajonit perëndimor të Shqipërisë, ofron mundësi të mira për të vizituar atraksione natyrore, por edhe ato arkeologjike, si Kisha Bizantine, shek. i XVIII, në fshatin e Karavastasë së Re (24 km) dhe Manastiri i Ardenicës, shek. XVIII – XIV, pranë fshatit Kolonjë (28 km). Ky i fundit është shpallur monument kulture me rëndësi të veçantë.
 
Divjaka është qyteti më i afërt i parkut (afërsisht 6 km) me një popullsi prej rreth 13,960, prej të cilëve rreth 8,000 qytetarë banojnë në territorin e bashkisë dhe të tjerët në fshatrat përreth. Banorët vendas punojnë përgjithësisht në bujqësi, dhe veçanërisht në kultivimin e perimeve, drurëve frutorë, peshkim dhe në një shkallë më të vogël, me mbarështimin e blegtorisë.

Hyrja për në park kryhet nëpërmjet rrugës kryesore që lidh Divjakën me Parkun Kombëtar. Rruga e ndan pyllin në dy pjesë (Veriun dhe Jugun). Hyrja për në park ndodhet 1.2 km në very të qendrës së parkut dhe plazhit, ndërkohë që aplikohet një taksë për hyrjen e vizitorëve dhe makinave në park.

Qendra e parkut ndodhet pranë plazhit të Divjakës, afërsisht 1.2 km në jugperëndim të hyrjes së parkut. Shumica e shërbimeve ndodhen në qendër të parkut. Plazhi i Divjakës është një rrip prej përafërsisht 15 kilometrash rëre të bardhë që kufizohet me një pyll pishash dhe përbën një destinacion të kërkuar plazhi për mijëra turistë dhe vizitorë një-ditorë, kryesisht nga Shqipëria jug-qendrore. Plazhi i rërës është i madh (250 m nga linja e ndarjes së pyllit me pisha në vijën bregdetare), dhe madje, edhe gjatë kulmit të sezonit, është e mundur që duke lëvizur përgjatë kësaj ndarjeje të sigurohet një fare privatësie.

Parku është i hapur çdo stinë, por në stinët e ngrohta ka njv numër shumë më të madh vizitorësh. 

 

 

Book your vacations

Adresa

Mucias, Bashkia Divjakë, Fier County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose