Fshati Cangoj ndodhet në Progër të Devollit, Korçë. Sipëfaqja është rreth 250.00 ha. Ndodhet saktësisht 16 km në verilindje të qytetit të Korçës dhe afër toponimit të quajtur gryka e Cangonjit, e cila ndan gjeografikisht fushën e Korçës, me fushën e Devollit. Popullsia është rreth 372 banorë, pjesa më e madhe e të cilëve merren me bujqësi mbijetese ose punë bujqësore.
Zona është malore ndërkufitare, e një rëndësie të veçantë për shkëmbimin e elementëve faunistike dhe floristike të vendit tonë, me ato të Greqisë. Është bërthamë dhe biokorridor për rruazoret e mëdhenj si: ariu, ujku, rrëqebulli, dhia egër,
kaprolli, duke fituar kështu vlera dhe rëndësi rajonale Ballkanike. Larmi habiatatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut, pishës, bredhit dhe lajthisë. Takohen mjaft bimë të rralla dhe subendemike.
Gazsjellësi Trans Adriatik, i cili është në ndërtim e sipër kalon nëpër Cangonj. Projekti i ndërtimit ka kontribuar në infrastrukturën e zonës. Gjithashtu në këtë zonë nuk mungojnë peizazhet tërheqëse, me potenciale të mëdha për turizëm dhe me zhvillim të qëndrueshëm.
Çmimi
Adresa
Cangonj, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar