Objekte Kulti

Tempulli Antik i Metoqit, Sarandë

Vlerësime 0

Tempulli Antik ndodhet në një nga kodrat e Metoqit, në qafën e Gjashtës, Sarandë. Gjurmët e tempullit janë të ndërtuar me blloqe gurësh të mëdhenj, të puthitura në të thatë dhe të puthitura mirë njëra me tjetrën.

Trashësia e murit është e barabarte me trashësinë e bllokut të gurit 0.90 m, me lartësi e deri në 1.30 m. Tempulli ka një planimetri katërkëndëshe me përmasa 10x10 m. Në sipërfaqen e kodrës takohen fragmente enësh të ndryshme si vegje dhe funde amforash helenistike dhe romake. Mendohet se Ugolini kishte parë dy tempuj të kohës klasike, por vetëm njeri është përcaktuar. Gjithashtu ka gjurmë muresh edhe rreth tempullit, të cilat mendohet se kanë lidhje me të.

Book your vacations

Adresa

Dobër, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose