Objekte Kulti

Shpella e Konispolit

Vlerësime 0

Shpella e Konispolit ndodhet pranë majës së malit të Saraqinit, në një lartësi prej 400 m, mbi nivelin e detit. Njihet ndryshe nga banorët me emrin shpella e Kreshmoit.

Mjediset e shpellës me dy korridoret e saj të gjera, 24 dhe 26 m dhe me lartësi të tavanit 6 m, tregojnë se ishin të përshtatshme për banim. Në shpellë gërmimet e bëra në një sipërfaqe prej 20 m², treguan historinë shumë të hershme , me  lëndët arkeologjike të pasura dhe me shtrirje shumë të gjatë kohore.

Fillimet e banimit në shpellë  i takojnë Paleolitit të lartë, përfaqësuar nga vegla guri atipike. Mendohet se në bazë të hulumtimeve metodike karbonike, shtresa mund të jetë 26.370 vjet më parë gjithashut ndiqet nga një shtresë kulturore me vegla stralli tipike mezolitike, të 7630 vjet p.e.r.  Shtresat e tjera i takojnë epokës së Neolitit, Eneolitit, Kohës së Bronzit dhe Kohës së Hekurit ato janë veçuar mbi bazën e prodhimeve të qeramikës.

Që nga koha e Bronzit në atë të Hekurit dhe vazhdimësia e banimit të shpellës, na tregojnë për  lashtësinë e hershme të ilirëve. Në hyrje të shpellës, mbi sipërfaqe u gjetën shumë enë e fragmente enësh dhe terrakota të shek.III–II p.e.r.

Me vlerë janë edhe të dhënat, të cilat përcaktojnë edhe karakterin e ekonomisë. Gjetja e grurit të karbonizuar dhe e kockave të kafshëve të buta në shtresën e Neolitit të hershëm, dëshmon për fillimet e bujqësisë e blegtoris.

Book your vacations

Adresa

M54H+QX9, Unnamed, Road, Konispol, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose