Objekte Kulti

Xhamia e Prezës, Vorë

Vlerësime 0

Xhamia e Prezës ndodhet në veriperëndim të Tiranës, brenda Kalasë Prezë. Xhamia është shembulli tipik i një faltoreje modeste, në një qendër të banuar. Mendohet të jetë ndërtuar rreth viteve 1528-1547, fillimisht si faltore për garnizonin osman dhe familjet përreth.
Studiuesi Aleksandër Meksi në librin Xhamitë e Shqipërisë shkruan se: Xhamia është një ndërtesë e thjeshtë e mbuluar me çati, që ruan gjurmë të tre rindërtimeve. Ndërtesa ka formë drejtkëndëshe, në anën perëndimore është hyrja për në sallë ndërsa në juglindje është vendosur minarja. Xhamia ka një fushëpamje madhështore nga të gjitha drejtimet. Gjithashtu mbetet për tu vizituar jo vetëm nga besimtarët por edhe nga turistë që shkojnë në Kalanë e Prezës.

Book your vacations

Adresa

9MR5+Q8V, Rruga Bashkia, Vorë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose