Rruga e Hebrenjve është një monument i trashëgimisë kulturore i gjendur në qytetin e Vlorës. Ky monument është shpallur monument kulture në shtatot të vitit 2006. Tipologjia e saj është vendbanim dhe ndërtim i shek XIX.
Në qytetin e Vlorës ka jetuar një komunitet i konsoliduar hebrenjsh. Kjo rrugë, ndodhet pranë qendrës së qytetit dhe ka një gjatësi prej 46 m dhe gjerësi 4.5 m. Në të dy anët e saj, ngrihen banesa karakteristike dy dhe tre katëshe, të cilat janë ndërtuar në fundin e shek.XIX dhe fillimin e shek.XX. Në lidhje me arkitekturën, mbizotëron stili pseudo-eklektik, kjo për shkak të ndërhyrjeve të ndryshme në kohë. Kompleksi i ndërtesave ku komuniteti jetoi, përbëhej nga njëzet apartamente. Rruga dikur ishte shtruar me gurë, me gjatësi 46 m dhe gjerësi 4.5 m. Në anën e majtë të rrugës ndodhen nëntë apartamente të vendosura në ndërtesa dykatëshe me arkitekturë lineare. Në të djathtë të rrugës, njëmbëdhjetë apartamente janë të shpërndarë në një ndërtesë me 3 kate, e ndërtuar gjatë luftës së dytë botërore. Kati përdhe përdorej për qëllime tregtare, ndërsa kati i parë për banim.
Zanafilla e kësaj miqësie, shtyhet tutje në shekuj dhe mendohet të ketë një histori pothuajse 600 vjeçare. Gjurmët e kësaj historie tashmë kanë mbetur në kujtesën e qytetarëve vlonjatë, që ruajnë përshtypjet më të mira për ata banorë fisnikë që u bënë pjesë e jetës së qytetit të Vlorës, deri në fillim të viteve 1990-të.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar