Kala

Kalaja Porto Palermos

Vlerësime 0

E njohur ndryshe si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, kalaja e Porto Palermos ndodhet në një ishull të vogël ne Gjirin e Palermos, midis Qeparose dhe Himarës, rreth 45 minuta larg qytetit te Sarandes. Ky ishull i vogël lidhet me tokën nga një rrip i holle toke, cka e bën kështjellën të aksesueshme më këmbë.

Në guida të ndryshme, por edhe nga një pjesë e madhe e vendasve, besohet gabimisht se kështjella, e cila është ende në një gjendje të mirë, është ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të nga Ali Pashë Tepelena. Por sipas studimeve më të fundit, është treguar se kjo kala është ndërtuar kohe më përpara nga Venedikasit. Kjo tegohet nga forma trekëndore e planit, me kulla rrumbullake, identike me atë të fortresës Venedikase të Butrintit. Gjithashtu sipas shkrimeve të vitit 1912, kjo kështjellë quhej Venedikase. Në këtë kohë identiteti i ndërtuesve të saj ka qënë i qartë, pasi mbi hyrjen e kështjellës ishte pllakë emeruese, e cila tashmë ka humbur. Megjithatë analiza të gurit tregojnë se kjo pllakë është hequr jo më shumë se disa dekada më para, cka e përforcon teorinë e ndërtimit të keshtjellës nga Venedikasit. Gjithashtu studiuesit besojnë se kjo pllake kishte të gedhendur luanin e Shën Mark-ut, një simbol Venedikas. Një tjetër aryse të cilën studiuesit japin për ndërtimin më të hershëm të saj, është që ndërtimi i kështjellës në pozicionin e saj actual nuk do të bentë shumë sens strategjik pasi do të ishtë e pambrojtur ndaj një sulmi me top nga kodrat përballë, e cila tregon se është ndërtuar në një kohë kur këto armë ishin me pak te fuqishme.

Shpjegimi më i mundëm i kësaj ngatërese historike dhe i këtij shpjegimi të gabuar në guidat lokale, është ndryshimi dhe rishkrimi i historisë gjatë periudhës komuniste.

Në vitin 1803 Ali Pasha ua ofroi këtë kështjellë dhe portin afër saj, Flotës Mbretërore të Anglisë, në një kohë kur në të ndodheshin jo më shumë se 4-5 topa, cka tregon se Ali Pasha nuk e konsideronte këtë kala të rendësishme për mbrojtjen e territorit te tij.

Kalaja u disenjua nga një inxhinier francez ne formën e një pentagoni, me blloqe guri me gjërësi deri në 1.6m. Gjatë historisë, ushtria otomane bëri disa përpjekje për ta pushtuar kështjëllën nga venedikasit dhe për ta përdorur si platformë për të sulmuar Korfuzin, por pa sukses deri në momentin që kështjella ra ndaj forcave të Ali Pashë Tepelenës.   

Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.

Mënyra më e shpejtë për të shkuar tek kalaja ështe me makinë, në një udhëtim qe mban rreth 1 orë nga Saranda, dhe vetëm disa minuta nga Himara ose Qeparo. Gjithashtu mund të përdorni minibus-et të cilat kryejnë rregullisht Rrugën Himare-Qeparo.

 

Çmimi

2

Adresa

Ali Pasha Tepelena Fortress, Porto Palermo, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar