Në qytetin e Peqinit ngrihet ne hyrje të qytetit kalaja e saj. Qëllimi i kësaj kalaje ishte të kontrollonte rrugën e rëndësishme që lidhte qytetet e brendshme të Shqipërisë me kryeqytetin eTiranës. Themelet e saj mendohet që i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës Egnatia dhe muret e saj kanë një lartësi prej 12 metrash. Më pas është rikonstruktuar gjatë pushtimit Turk dhe në të është ndërtuar një saraj dykatësh dhe një xhami e vogël pa minare.
Në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte furnizimi me ujë është bërë nga jashtë.
Kalaja e Peqinit është një objekt mjaft i rëndësishëm i kësaj zone dhe vizitirët e saj ndalen aty gjatë gjithë vitit.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
2PVX+WWJ, Peqin, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar