Kala

Kalaja e Paleokastrës, Gjirokastër

Vlerësime 0

Kalaja e Paleokastrës ndodhet pak km në veri, të Gjirokastrës. Kalaja është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit "Arkeologji", i miratuar në qershor të vitit 1973. Tipologjia e saj është kala, ndërtim i periudhës Romake.

Emri i saj Paleokastër, ka kuptimin kala e vjetër. Ajo u ngrit këtu për të mbikqyrur lumin dhe hyrjen në Luginën e Kardhiqit, që konsiderohej rruga kryesore romake nga Saranda, për në bregdet.

Paleokastra është një nga ato pak instalacione ushtarake romake në Ballkan. Mendohet se kalaja është ndërtuar në shek.IV e.s, në kohën e perandorit Konstandini i Madh, si një strehë për ushtrinë kalorsiake të tij. Nga gërmimet e bëra, del në pah se kalaja mund të jetë përdorur deri në shek.VI e.s. Gjatë kësaj periudhe mund të jenë ndërtuar edhe dy kishat e vogla, brenda mureve të kalasë.

Kalaja ka një teknikë të veçantë ndërtimi, tipike romake, me kullat këndore në qoshe dhe një portë të vetme në perëndim. Një fortesë me blloqe drejtkëndore, me faqe të rrafshta dhe lartësi të njëjtë rreth 0.47 m. Pamja nga aty është e mrekullueshme dhe mbetet një ndër destinacionet historike dhe kulturore të zonës.

Book your vacations

Adresa

537X+H6C, Palokastër, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose