Kala

Kalaja e Malathresë, Konispol

Vlerësime 0

Kalaja e Malathresë ndodhet në një kodër rrëzë malit të Miles, midis qytetit antik të Butrintit dhe fortifikimit të Çukës së Ajtoit. Kalaja antike e Malathresë për arkitekturën dhe formën planimetrike është një monument i veçantë, unike në territorin e Kaonisë por edhe më gjerë.

Misioni italian i vendosur në Butrint në vitet 1928-1930 me arkeologë si Marconi dheUgolini kryen identifikimin e monumentit si dhe gërmimet e saj. Ndërsa në vitet 1970 nga arkeologu shqiptar Dh. Budina dhe më tej, gërmimet pasuan në fillimet e viteve 1980 nga arkeologu Dh. Çondi. Gërmimet treguan se ndërtimi fillestar i saj daton në gjysmën e dytë të shek.III para Krishtit dhe ka një fazë tjetër ripërdorimi në periudhën romake. Ndërtesa ka formë katërkëndore, me përmasa 15x15 m dhe e fortifikuar me katër kulla në kënde e saj. 

Gërmuesi i saj Dh. Çondi, ka parashtruar hipotezën se: kalaja mund të identifikohet me Amalteun vilën e Pompon Atikut, mikut të Ciceronit. Kjo hipotezë mbështetet tek një argument gjuhësor (Malathre si metatezë të emrit Amalte), megjithatë nuk ka dëshmi epigrafike që mund ta mbështesin këtë tezë. 

Kjo kala mbetet për tu vizituar si destinacion mes bukurive natyrore dhe historisë në vendin e quajtur Malathre.

Book your vacations

Adresa

M54H+QX9, Unnamed, Road, Konispol, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose