Kala

Kalaja e Lezhës

Vlerësime 0

Kalaja e Lezhës është një nga objektet më të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore dhe Historisë Shqiptare.

Kalaja qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti i lashtë I Lisit, ajo është djegur dhe regulluar disa herë, ndërsa rindertimet e saj të fundit të dokumentuara janë të vitit 1521, në kohën e Sulltanit Sulejmanit.

Kalaja ka në një pozicion strategjik me pamje të mrekullueshme, ngrihet majë një kodre me vizionin e fushave qe e rrethojnë dhe në horizont detin Adriatik. Në Kalanë e Lezhës Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti lidhi besën bashkë me 12 princat shqiptarë, ngjarje e cila do ishte vendimtare për historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit e cila ndaloi për një periudhë të konsiderusheme përparimin e Osmanëve në Ballkan, duke u kthyer në mur të pakalueshëm për ta në Europën Perëndimore.

Kalaja e Lezhës është një pikë referimi për vizitorët që duan të njihen me çështjet më në zë të historisë dhe kulturës Shqiptare.

Book your vacations

Adresa

Lezhë Castle, Road to Castle, Lezhë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose