Kala

Kalaja e Gjon Boçarit, Vlorë

Vlerësime 0

Kalaja e Gjon Boçarit ndodhet në një kodër dominuese mbi fushën e Dukatit, Tragjasit dhe fshatit Radhimë. Kalaja është një monument i trashëgimisë kulturore, në Vlorë. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në janar të vitit 1963, ndërtim ky i shek.XV. Nga kalaja kontrollohej bregdeti dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe asaj të Shën Gjergjit.

Kjo kështjellë formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë 30 x l8 m, me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit. Kurtinat dhe gjerësia e mureve të kullave kanë një trashësi prej 1.80 m, gjithashtu edhe lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes, arrin në 4 m. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese. Muret e tyre, në pjesën e poshtme, përshkohen nga frëngji për armë zjarri, të mbuluarame rrasa horizontale guri. Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dy frëngjishtë vendosura në të dyja anët e portës.

Arkeologu austriak Carl Patsch në vitin 1904 përshkruan kështjellën dhe rrënojat e zgjeruara të ndërtesave në veri të saj: Ai mendon se garnizoni që qëndronte në këtë kala, ka ndenjur në çadra ose ndërtime druri të lehta.

Për të vizituar kalanë e Gjon Boçarit duhet ndjekur rruga drejt fshatit Tragjas i ri, një rrugë automobilistike të pashtruar, deri në afërsi të kodrës ku ndodhet kalaja. Drejt kalasë mund të shkohet vetëm me anë të një shtegu këmbësorësh.

Book your vacations

Adresa

Kalaja e Gjon Boçarit, SH8, Shatë (Dukat)

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose