Kala

Kalaja e Ganjollës, Shkodër

Vlerësime 0

Kalaja e Ganjollës ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, në Ganjollë, në pjesën e sipërme të një kodre shkëmbore. Ajo është në lartësinë 355 m mbi nivelin e detit, në të majtë të rrugës automobilistike Shkodër-Pukë. Kalaja ka pozicion zotërues në territorin përreth, kënd të gjerë vështrimi dhe lidhje vizuale me disa vendbanime të fortifikuara të pellgut të Shkodrës. Në perëndim të saj ngrihet kalaja e Shkodrës, në jugperëndim vendbanimi i fortifikuar i Beltojës, në jug dhe julindje shtrihen fushat e Zadrimës dhe të Ganjollës, përmes të cilave gjarpëron lumi Drin.

Ndërsa në verilindje kodra e Kalasë lidhet me një varg kodrash në krah të saj. Kalaja është një fortifikim prehistorik i rëndësishëm në rrugë kalimin Lisus-Skodrion-Dardani, nëpërmjet luginës së Drinit dhe tipologjia e ndërtimit të saj është sipas sistemit katërkëndësh pseudoizodomik. Themeli i murit përbëhet nga gurë të mëdhenj gëlqerorë, të rrafshuar në pjesën e sipërme dhe më rrallë nga shkëmbinj natyrorë.

Muri verior është ngritur direkt mbi tabanin shkëmbor, pa themel ndërsa në anën jugore nuk ka mure por mbrojtja i besohet shpatit të pjerrët shkëmbor. Është me gjatësi 140 m, me lartësi 1.70 m dhe gjerësi që luhatet 4-5 m. Janë gjetur gjithashtu larg murit dhe brenda sipërfaqes së banuar, fragmente të pakta të qeramikës së bronzit të hershëm. Kalaja e Ganjollës është banuar në dy periudha të ndryshme historike, me ndërprerje të gjata kohore mes tyre. Në fazën e parë mendohet në periudhën e bronzit të hershëm, ndërsa në periudhën e dytë vendbanimi përfshin shekujt e II-I p.e.s.

Book your vacations

Adresa

2H7Q+26V, Ganjollë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose