Kala

Kalaja e Ali Pashës, Butrint

Vlerësime 0

Kalaja e Ali Pashës ndodhet rreth 2.4 km në perëndim të grykës, në Kanalit e Vivarit. Kalaja e tanishme u rindërtua në vitin 1819, në sipërfaqen ekzistuese me 3 kulla. Ajo njihet me emrin e Ali Pashë Tepelenës dhe ishte rezidenca e dytë e tij, cili banoi aty deri në vitin 1820.

Mendohet se fillimet për ndërtimin e saj, janë në fund të shek.XV dhe fillim shek.XVI, nën sundimin venecian. Ajo përbënte një siguri më shumë për venecianët në Korfuz për të shfrytëzuar peshkimin, kullotjen, ullinjtë dhe lëndën drusore brenda dhe përreth Butrintit.

Më vonë kalaja u bë qendra e konflikteve të shumta me Perandorinë Osmane dhe ndërroi kah në disa raste. Kështjella u shkatërrua në vitin 1798 nga një ushtri franceze, që po tërhiqej për të parandaluar rënien e saj, në duart e Ali Pashës.

Fortifikimi në vetvete filloi të shfrytëzohej në fund të shek.XVII ose në fillim të shek.XVIII si një çiflig, që i përkiste një familjeje korfuzase që kultivonte tokat në jug të qytetit antik. Ndërsa Ali Pasha e vuri nën kontroll strukturën rreth vitit 1804 dhe kreu një sërë përmirësimesh mbrojtëse duke përfshirë edhe instalimin e baterive për armët. Me përmasat e saj të vogla, mendohet që kalaja të ketë funksionuar më shumë për kontroll mbi daljen nga deti në Butrint dhe nuk mund të krahasohet me fortesat e tjera të Ali Pashës në rajonin e Tepelenës, Gjirokastrës dhe Janinës .

Kalaja e Ali Pashës në Butrint ka pamje mahnitëse, jo vetëm për bukuritë natyrore të kanalit të Vivarit që ndodhet vetëm 10 min nga Butrinti, por edhe për plazhet e vogla me rërë, për speciet e ndryshme të zogjve dhe gjallesave ujore që jetojnë në të. E rrethuar e gjitha nga uji, në kala mund të shkohet vetëm me varkë, gjë e cila e kthen këtë udhëtim edhe më tërheqës për tu vizituar, si nga turistët vendas apo të huaj.

 

Book your vacations

Adresa

Kalaja e Ali Pashës, SH81, 9706, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose