Në hyrje të Lukovës, anës rrugës Himarë-Sarandë me një distancë prej një kilometri nga qendra e saj gjendet Perla, një nga restorantet më në zë të Lukovës. Perla ka një eksperiencë 15 vjeçare në fushën e kulinarisë, dhe aty do të mund të shijoni gatime tradicionale me një shërbim profesional në dispozicion tuaj.
Përmendim disa nga recetat eskluzive tradicionale mesdhetare, të realizuara duke përdorur vetëm ingrediente natyrale, të prodhuara në kopshtin pranë restorantit, si: tavat e ndryshme me perime, pastico, patëllxhanë apo speca të mbushur, musaka e plot të tjera.
Për klientët e saj ofron një parking pa pagesë.
Restoranti ndodhet në një pike kyçe, vetëm 3 km larg nga plazhi i mrekullueshëm i Bunecit dhe 5 km nga një tjeter plazh mahnitës dhe i shumë frekuentuar, plazhi i Shpellave Lukovë.
Panorama që ofron është spektakolare një vendosje strategjike, që i bën shpesh vizitorët të ndalojnë për të konsumuar recetat e mrekullueshme apo një kafe duke admiruar detin që ju paraqitet.
Duke pasur një sipërfaqe të konsiderueshme Perla vendos në dispozicion të klientëve 20 deri në 40 tavolina. Organizon gjithashtu evente të ndryshme muzikorë, familjare, festa në ambjentet e brendëshme dhe në verandën e tij.
Nuk lejohen kafshët në restorant.
Perla ju mirëpret çdo ditë të javës nga ora 08:00 deri në 23:00.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Çfarë ju ofron prona
- Mesdhetare
- Mëngjesi
- Dreka
- Darka
- Brunch
- Pije
- Rezervime
- Shërben alkool
- WIFI falas
Oraret
Gjatë jave E Hënë - E Premte
Fundjavë E Shtunë & E Diel
Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar