Fshati Zhej ndodhet në komunën Zagorie, në Gjirokastër. Sipëfaqja aktuale është 1.500.00 ha. Fshati është i pozicionuar në lindje të Malit të Bucelthit, në një lartësi prej 605 m, mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga një klimë mesdhetare dhe ajër të pastër.
Është zonë e rëndësishme me vlera natyrore, biologjike, peizazhore dhe skenike me potencial për zhvillimin e turizmit ekologjik. Lidhet me Çajupin me dy rrugë këmbësore, njëra kalon në buzën e Rripës (ndërmjet Strakavecit dhe Bucelthit) dhe tjetra në anën juglindore të këtij të fundit.
Sipas të dhënave është vendbanim i lashtë. Në Belenat dhe Vërri të Zhejit janë gjetur varre dhe qeramika të periudhës antike. Zheji fillimisht ka qenë i pozicionuar rreth 2 km në verilindje të tij. Përmendet në shek. XI një manastir i madh dhe në regjistrimet e osmanëve në shek. XV- XVI. Duhet evidentuar se nga guri i Zhejit, i gdhendur me mjeshtëri janë përgatitur qoshet e shtëpisë madhështore të: Vangjel Zhapës në Labovën e Zhapës. Përpjekjet e patriotëve të Zhejit për mësimin e gjuhës shqipe u shtuan në dekadën e dytë të shek.XX dhe më 1910 emigrantët Jano Marka e Spiro Vllahu sollën abetare dhe libra në gjuhën amtare.Shkolla shqipe u hap në vitin 1917 me dy mësues, njëri italian, që jepte dhe gjuhën italiane.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Zhej, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar