Tej Drini i Bardhë ndodhet në Has të Kukësit, me sipërfaqe rreth 30.00 ha. Është zonë malore ndërkufitare dhe mban statusin e mbrojtjes, për mbikqyrjen ekologjike të pyjeve.
Gjithashtu ka biodiversitet të pasur me florën dhe faunën, përgjatë gjithë Drinit të Zi. Përfaqëson një zonë me vlera përsa i përket përhapjes së dy tipeve të pyjeve: të dushkajave dhe ahishteve.
Pylli natyror i mëparshëm ka qënë përbërë kryesisht nga qarri, i shoqëruar nga bungëbuta apo shparthi. Ndërsa tani vendin e qarrit e ka zënë bulgri. Gjendet e pranishme masivisht edhe shkurrja endemike e boshtrës, e cila ia shton vlerat shkencore. Gjithashtu edhe shkoza, dëllinja e kuqe, cërmedellit driza etj.
Peisazhet e bukura të zonës, kanë një potencial të madh për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit natyror dhe të ekoturizmit.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar