Parku Stravraj ndodhet në Librazhd. Sipërfaqja aktuale është 400.00 ha. Zona brenda këtij ekosistemit natyror përfshin pyje, sipërfaqe heterogjene bujqësore dhe shkurre. Lartësia terrenit mbi nivelin e detit është 1370 m.
Është shpallur “rezervat natyror i menaxhuar" në vitin 2022 dhe ndahet në dy nënzona:
•Nënzona Qëndrore e cila përfshin habitatet kryesore pyjore, shkurresh dhe përcaktohet si zonë me vlera të larta e të rralla për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin. Në këtë nënzonë lejohen kërkimi shkencor, zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë.
•Nënzona e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm e cila përfshin tokat pyjore dhe bujqësore ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale si punime për shëndetësimin e pyjeve, aktivitete bujqësore, kullotja, grumbullimi dhe kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë ekonomike që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit natyror.
Parku është një zonë që përmbledh shumë habitate: pyje, kullota subalpine dhe alpine, liqene akullnajore, kanione, ujëvara, guva, maja etj.
Takohen gjithashtu edhe lloje endemike dhe subendemike bimësh.
Përbën një bërthamë dhe biokorridor shumë te rëndësishëm për gjitarët e mëdhenj si: ariun, ujkun, rrëqebullin, dhinë e egër, kaprollin etj. Me një peizazh shumë spektakolar, ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve që lidhen me agroturizmin dhe mundësinë e trekking. Me një sipërfaqe prej rreth 400 ha, ndodhet në zonën e Librazhdit. Me një peizazh shumë spektakolar, ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve që lidhen me agroturizmin dhe mundësinë e trekking. Zona përfshin shumë habitate, si: pyje, kullota subalpine dhe alpine. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të bollshme. Parku është një zonë shumë e rëndësishme për gjitarët e mëdhenj si derrat e egër, ujqit, dhelprat, arinjtë, macet e egra etj.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar