Parqet Kombëtare

Fshati Rrushkulli

Vlerësime 0

Fshati Rrushkull ndodhet në Sukth të Durrësit, me sipërfaqe rreth 650.00 ha. Distanca me kryeqytetin e Tiranës, është 28 km. Nga perëndimi kemi grykëderdhjen e lumit Erzen në detin Adriatik, i cili vijon me vijën bregdetare të detit Adriatik deri te grykëderdhja e kanalit të hidrovorit të Hamallës.

Biodiversiteti i kësaj zone është i lartë dhe është i gërshetuar me pyll tipik mesdhetar e alluvial: me vërri, vidh dhe frashër.  Gjithashtu me pyllëzime artificiale me pisha mesdhetare, me lagunën e Bishtarakës si dhe me grykëderdhjen e lumit Erzen. Kjo zonë shërben për inventarizimet e shpendëve dimëronjës dhe e kanë identifikuar si zonë IBA (Important Bird Area), mjaft të rëndësishme të vëndeve të lagëta.

Delta e Erzenit është me rëndësi, për peshqit që riprodhohen në ujëra të ëmbla. Takohen këtu dhe duna të shprehura relativisht mirë, bimësi halo dhe hygrofite të tokave të kripura dhe vendeve me ujë. Pranë fshatit ndodhet dhe plazhi i Rrushkullit, me sipërfaqen e tij me rërë të bardhë dhe pyje ku mbizotërojnë pishat mesdhetare.

Book your vacations

Adresa

Rrushkull, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose