Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Delvinës. Sipëfaqja aktuale është 1,400.00 ha. Një zonë me bimësi tipike mesdhetare kodrinore dhe paramalore. Gjithë territori përfaqëson një
kombinim luginash, shpatesh e majash të larta. Karakterizohet nga një biodiversitet i lartë habitatesh e llojesh ku veçohet një numur i konsiderueshëm të bimëve aromatiko-mjekesore. Formacionet e zonës kodrinore të Phlomis fruticosa, të cilat përfaqësojnë stadin e parafundit të
degradimit të pyjeve të Quercetum ilicis, për shkak të prerjeve abuzive dhe sidomos të kullotjes intensive. Formacioni më me vlerë i këtij territori mbetet i Ostryo-Carpinion. E veçanta e këtij
formacioni është prezenca e individëve të Ostrya carpinifolia, Cornus mas, Carpinus orientalis e Corylus avellana në dimensione të pa takuara në gjithë Shqipërinë, duke i dhënë territorit vlera të mëdha shkencore, sidomos nga pikpamja fitosociologjike e dinamike. Në kufirin e sipërm të
vegjetacionit pyjor takohen formacionet monokulture, pothuajse virgjër të Abies borisii-regis, mjaft të bukur edhe nga pikpamja peizazhiste. Në lartësitë ekstreme të territorit takohen kullotat
malore mesdhetare, të cilat tradicionalisht përdoren si kullota verore. Zona përfaqësonë pjesë të rrugeve të migrimit për shpendët rrëmbenjës. Të një rëndësie të veçantë janë edhe burimet karstike dhe formacionet gjeologjike. Në kompleks i rriten edhe vlerat ekoturistike.
Nuk ka plan menaxhimi.
Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Pika e takimit me Rezervatin Natyror Strikt të Mbrojtur “Kardhiqi” (4416263.79L/4436792.63V), ndjek rrugën këmbësore, kuotën 1457.8 m, kurrizin anes
pyllit, kuotat 640.0 m, 1026.0 m, 1286.0 m, rruga këmbësore deri te pika me koordinata
(4419802.23L/4435482.74V);
b) Në Lindje: Pika me koordinata (4419802.23L/4435482.74V), ndjek rrugën këmbësore, kuotat 1287.0 m, 1518.0 m, 1492.0 m,1554.0 m, maja Makrigimit (1601.3 m), maja Kamenikut (1037.0 m)(4422595.60L/4429967.20V);
c) Në Jug: Maja Kamenikut (1037.0 m)(4422595.60L/4429967.20V), kalon pranë fshatit
Varfaj, maja Palohorit (1380.0 m),m maja Buresit (1450.0 m), maja Juvistës (1302.0 m), qafa Vergojit (4416086.73L/4431505.70V);
d) Në Perëndim: Qafa Vergojit (4416086.73L/4431505.70V), kuotat 266.0 m, 553.0 m,
786.0 m, 1117.0 m, 1561.1 m deri te pika e takimit me Rezervatin Natyror Strikt të
Mbrojtur “Kardhiqi” (4416263.79L/4436792.63V).
Adresa
RrëzomëJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar