Ndodhet në Qarkun e Elbasanit dhe në rrethin e Elbasanit. Sipëfaqja aktuale është 500.00 ha.
Edhe pse dëmtuar dhe tejshfrytezuar, zona paraqet vlera si një zonë e gjërë e përfaqesimit të pyllit
të dushkut, të florës dhe faunës së tij. Është përdorur si rezervat për gjuetinë e derrit të egër (Sus
scrofa), lepurit, thellëzës, etj.. Ka vlera për zhvillimin e ekoturizmit nga vetë komuniteti.
Nuk ka plan menaxhimi.
Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Pika në Qerret (Cekallinj) me koordinata (4433153.05L/4563854.01V), ndjek
rrugën këmbësore deri te kuota 1093.0 m (4435272.94L/45400.75V);
b) Në Lindje: Kuota 1093.0 m (4435272.94L/45400.75V), ndjek rrugën këmbësore përroin,
qafën e Barit deri te pika në afërsi të Mirakës me koordinata
(4434780.11L/4559515.17V);
c) Në Jug: Pika në afërsi të Mirakës me koordinata (4434780.11L/4559515.17V), vazhdon
në krah të rrugës automobilistike Elbasan-Librazhd (4432999.51L/45594.26V);
d) Në Perëndim: Rruga automobilistike Elbasan-Librazhd (4432999.51L/45594.26V),
ndjek rrugën automiobilistike në drejtim të fshatit Qerret, përroin e Paharrit, kuotën 637.0
m deri te pika në afërsi të Qerretit (Cekallinj) me koordinata
(4433153.05L/4563854.01V).
Adresa
Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar