Parqet Kombëtare

Fshati Polis

Vlerësime 0

Fshati Polis ndodhet rreth 2 km nga rruga kombëtare Elbasan-Librazhd. Është një fshat në komunën Shushicë, me sipërfaqe rreth 100 km2. Thesaret e Polistit janë të shumta, por kryesorja është rruga Egnatia. Gjurmët e së cilës, shfaqen edhe në dy urat më të bukura të Librazhdit si degëzime të udhës antike: ura e Kamarës dhe ura e Gurit.  

Mbetet për tu eksploruar gjithashtu natyra e tij magjike dhe e pasur, që nga livadhet e shumta deri majën më të lartë të malit Polis. Kjo zonë përmbledh shumë habitate: pyje, kullota subalpine dhe alpine, liqene akullnajore, kanione, ujëvara, guva, maja etj. Takohen lloje endemike dhe subendemike bimësh.Zona përbën një bërthamë dhe biokorridor shumë të rëndësishëm për rruazorët e mëdhenj si:ariun, ujkun, rrëqebullin, dhinë e egër. kaprollin etj.                                                                

Konsiderohet edhe si zonë e rrugëkalimit të shpendëve migrator rrëmbenjës.Fshati Polis mbetet një atraksion turistik që ia vlen të vizitohet nga turistë, të cilët dëshirojnë të bëhen një me natyrën dhe bukuritë e saj. 

Book your vacations

Adresa

Kriva Hotel, Kriva Resort, Vreshtas

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose